Psalmet 147:7-11
Psalmet 147:7-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këndojini ZOTIT me falënderim, këndojini himne me harpë Perëndisë tonë! Ai e mbulon qiellin me re, ai i përgatit shiun tokës, ai bën të mbijë bari maleve. Ai ua jep ushqimin bagëtive dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë. Fuqinë e kalit nuk e vlerëson e as kënaqet me pulpat e trimit. ZOTIT i pëlqejnë ata që e druajnë, ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
Psalmet 147:7-11 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Këndoni Zotit tue lavduruem, psallni Perëndisë t’onë me qitharë, ati qi mbulon qiellinë me re, qi ban gati shi për dhenë, qi ban me bimë bar ndë malet, qi ep bagëtisë të ngranët’ e atyne, edhe zoqvet korbavet qi thërrasinë mb’ate. S’gëzohetë për fuqin’ e kalit, as nuk’ i pëlqejënë shalët’ e njeriut; Zoti pëlqen ata qi e druejënë, edhe qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati.
Psalmet 147:7-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këndojini ZOTIT me falënderim, këndojini himne me harpë Perëndisë tonë! Ai e mbulon qiellin me re, ai i përgatit shiun tokës, ai bën të mbijë bari maleve. Ai ua jep ushqimin bagëtive dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë. Fuqinë e kalit nuk e vlerëson e as kënaqet me pulpat e trimit. ZOTIT i pëlqejnë ata që e druajnë, ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
Psalmet 147:7-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Këndojini Zotit me falënderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë, që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet. Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin. Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut. Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.