Psalmet 144:9-11
Psalmet 144:9-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O Perëndi, do të të këndoj një këngë të re, për ty do t'i bie harpës me dhjetë tela, për ty, që i jep fitoren mbretërve, që e shpëton Davidin, shërbëtorin tënd, prej shpatës mizore. Çliromë e shpëtomë prej dorës së të huajve, se goja e tyre thotë veç gënjeshtra, e djathta e tyre betohet për mashtrime.
Psalmet 144:9-11 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
O Perëndi, kam me të kënduem kankë të re, kam me të psallunë me psallter dhetë-kordhëzash, tyi qi ep shpëtim mbëretënavet, qi liron Davidinë shërbëtorinë tand prei shpatësë keqe. Shpëto-më edhe liro-më prei dorësë të bijvet huej, të cillëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyne asht’ e diathtë rrene
Psalmet 144:9-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela. Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme, më shpëto dhe më çliro nga dora e të huajve, goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.