Psalmet 143:7-8
Psalmet 143:7-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Shpeit ndigjo-më, o Zot, më zihetë fryma, mos këthe mbë-nj’-anë faqenë tande prei meje, qi të mos u shëmbëllej atyne qi sdripinë ndë gropë. Ban-më me ndigjuem përdëlliminë tand ndë mëngjest, se shpëreva mbë tyi; ban-më me ngjofun’ udhënë qi ashtë për të ecunë, se vara shpirtinë t’em te ti.
Psalmet 143:7-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përgjigjmu shpejt, o ZOT, se mbeta pa frymë. Mos e fshih fytyrën prej meje, që të mos bëhem si ata që zbresin në varr. Shpallmë mirësinë tënde që në mëngjes, se te ti kam besim. Tregomë udhën ku duhet të eci, se drejt teje e lartësoj shpirtin tim.
Psalmet 143:7-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë. Më bëj të ndiej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.