Psalmet 142:2-4
Psalmet 142:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Me zërin tim i thërras ZOTIT, me zërin tim i përgjërohem ZOTIT. Para tij do ta nxjerr rënkimin tim, hidhërimin tim para tij do ta rrëfej. Kur më meket shpirti, ti e njeh mirë udhën time. Udhës ku po kaloj, më kanë ngritur kurth.
Psalmet 142:2-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kam me derdhunë të lutunitë t’em përpara ati, kam me diftuem shtrëngiminë t’em përpara ati. Kur m’u zu fryma, atëherë ti ngjofte udhët’ e mia. Pshefnë kurth për mue, mb’ate udhë qi ecëjem. Vështroishiem mbë të diathtë, e shkoishiem, por s’kishte ndonji të më ndifte; mpshtetëja hupi prei meje, edhe s’kishte ndonji të kërkonte shpirtinë t’em.
Psalmet 142:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time. Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja. Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.