Psalmet 139:7-10
Psalmet 139:7-10 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ku të vete prei frymësë s’ate? Edhe ku të ikij prei faqesë s’ate? Ndë hipsha ndë qiell, tije atie; ndë rafsha ndë ferr, qe ti tek je atie; ndë marrsha fletët’ e të gëdhimesë, edhe të rri ndë fundnat të detit, edhe atie dora jote ka me më hiekun’ udhënë, edhe e diathta jote ka me më mbaitunë.
Psalmet 139:7-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ku të shkoj larg shpirtit tënd? Ku të iki larg pranisë tënde? Po të ngjitem në qiell, atje je ti, po të dergjem në skëterrë, ti je aty. Po të merrja krahët e mëngjesit e përtej detit të shkoja, edhe atje do të më udhëhiqte dora jote, do të më mbante e djathta jote.
Psalmet 139:7-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.