Psalmet 139:13-16
Psalmet 139:13-16 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Se ti bane veshnjet’ e mia, më mpështolle ndë barkut t’amësë s’eme. Kam me të lavduruem, se të gatuemitë t’em u ba me punë të frikshime e të mërekullueshime, punët’ e tua janë të mërekullueshime, edhe shpirti em fort mirëi ngjef. Eshtënat’ e mia nuk’ u mpshefnë prei teje, kur i baishie ndë të mpshefëtë, as të qenunitë t’em ndë fundnat të dheut. Syt’ e tu panë brumin’ e korpit t’em ndë fundnat të dheut. Syt’ e tu panë brumin’ e korpit t’em çë pa punuem, edhe gjithë këto qenë shkruem ndë libër tand, edhe dittë kur gatuheshinë, edhe kur nukë qe as nji prei këtyne.
Psalmet 139:13-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ti e krijove brendinë time, më ende që në bark të nënës. Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im. Kockat e mia nuk ishin të fshehta për ty, kur krijohesha në fshehtësi, kur merrja trajtë në thellësitë e tokës. Kur isha pa trajtë, më panë sytë e tu. Të gjitha ditët që caktove, në librin tënd ishin shkruar, pa u krijuar asnjë prej tyre.
Psalmet 139:13-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës sime. Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.