Psalmet 139:11-15
Psalmet 139:11-15 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ndë thansha: Por errësina ka me më mbuluem, edhe nata ka me qenunë dritë rreth meje, edhe ajo errësina s’mbulon gja prei teje, edhe nata ndrit si dita, edhe porsi errësina, kështu edhe drita janë si nji nji te ti. Se ti bane veshnjet’ e mia, më mpështolle ndë barkut t’amësë s’eme. Kam me të lavduruem, se të gatuemitë t’em u ba me punë të frikshime e të mërekullueshime, punët’ e tua janë të mërekullueshime, edhe shpirti em fort mirëi ngjef. Eshtënat’ e mia nuk’ u mpshefnë prei teje, kur i baishie ndë të mpshefëtë, as të qenunitë t’em ndë fundnat të dheut.
Psalmet 139:11-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira e drita përreth meje u errësoftë», errësira për ty nuk është errësirë e nata ndriçon si dita; për ty errësira dhe drita janë njëlloj. Ti e krijove brendinë time, më ende që në bark të nënës. Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im. Kockat e mia nuk ishin të fshehta për ty, kur krijohesha në fshehtësi, kur merrja trajtë në thellësitë e tokës.
Psalmet 139:11-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty. Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës sime. Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.