Psalmet 119:89-96
Psalmet 119:89-96 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Për gjithë jetënë, o Zot, fjala jote mbet ndë qill, e vërteta jote bres mbas brezi; themelove dhenë, ende qindron. Mbas urdhënimesh tu mbesinë ngjer mbë sot, se të tanë janë shërbëtorët’ e tu. Ligja jote të mos ishte mendimi em, atëherë do të humbiem ndë shtrëngim t’em. Për gjithë jetënë s’kam me harrumë porosit’ e tua, sepse me ato më dhe frymë të gjallë. Unë jam yti, shpëto-më, se kërkova urdhënimet’ e tu. Të pabesëtë më pritnë, për me më prishunë, po unë kam me u mbaitunë vesh deshmimevet tu. Mbë çdo gja të mbarume pashë fund, po porosia jote ashtë fort e gjanë.
Psalmet 119:89-96 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përgjithmonë, o ZOT, fjala jote qëndron në qiej. Besnikëria jote është brez pas brezi, ti e themelove tokën e ajo mbahet fort. Me urdhrin tënd qëndrojnë deri më sot, se gjithçka është në shërbimin tënd. Po të mos ishte ligji yt kënaqësia ime, do të kisha humbur në mjerim. Porositë e tua nuk do t'i harroj kurrë, se përmes tyre më ke mbajtur gjallë. Yti jam unë, shpëtomë, se porositë e tua i kërkoj. Të paudhët presin të më shkatërrojnë, por unë përsiat dëshmitë e tua. Çdo përsosmërie ia kam parë cakun, por urdhërimi yt është i gjerë pa fund.
Psalmet 119:89-96 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejt. Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston. Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd. Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim. Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën. Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua. Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua. Pashë caqet e çdo gjëje të përsosur, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.