Psalmet 119:25-32
Psalmet 119:25-32 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Shpirti em ngeli ndë baltët, ep-më frymë të gjallë mbas fjalësë s’ate. Dëfteva udhët’ e mia, ende më ndëgjove; mëso-më urdhënimet‘ e tu. Ban-më me kupëtum’ udhën’ e urdhënimevet tu, ende kam me shkumë ndër mend mërekullit’ e tua. Shpirti em po kullon prei shtrëngimit, forco-më mbas fjalësë s’ate. Mërgo prei meje udhën’ e rrenësë, ende fal-më ligjënë tande. Sgjodha udhën’ e së vërtetësë, vuna ndër mend gjyqet’ e tu. U ngjita mbas deshmimevet tu, o Zot, mos më turpëno. Kam me ecunë nd’udhët të porosivet tua, kur të sgjanojsh zemrënë t’eme.
Psalmet 119:25-32 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëpër pluhur zvarritet shpirti im, jepmë jetë sipas fjalës sate. Udhët e mia t'i dëftova e ti m'u përgjigje, mësomë rregullat e tua. Bëmë të kuptoj udhën e porosive të tua, që të përsiat mrekullitë e tua. Lëngon prej brengës shpirti im, jepmë forcë sipas fjalës sate. Mbamë larg udhës së mashtrimit dhe përdëllemë me ligjin tënd. Kam zgjedhur udhën e besnikërisë, jam dhënë pas vendimeve të tua. Jam kapur pas dëshmive të tua, o ZOT, mos lejo të turpërohem! Udhës së urdhërimeve të tua vrapoj, se ti ma bëre zemrën të gufojë.
Psalmet 119:25-32 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate. Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua. Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua. Jeta ime tretet në dhembje; më jep forcë sipas fjalës sate. Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd. Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes. Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem. Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.