Psalmet 119:17-24
Psalmet 119:17-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde. Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd. Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua. Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë. Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua. Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua. Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua. Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.
Psalmet 119:17-24 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Shpagui shërbëtorinë tand, ban-më me rrumë, e me ruitunë fjalënë tande. Çil syt’ e mi, ende kam me pamë mërekullitë prei ligjësë s’ate. Unë jam i huj ndë dhet, mos mpshif prei meje porosit’ e tua. Shpirti em dëshëron për malltqi kam për gjyqet e tu përherë. Qirtove të mallëkumitë madhështorë, qi përvarenë mbë-nj’-anë prei urdhënimevet tu. Ngre prei meje turpëjen’ ende shpërnderiminë, se ruita deshmimet’ e tu. Sepse ndeitnë të parë, e folnë kundrë meje, po shërbëtori yt shkonte ndër mend urdhënimet’ e tu. Sepse deshmimet’ e tu janë shija eme, ende këshillësit’ e mi.
Psalmet 119:17-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Tregohu i mirë me shërbëtorin tënd, që të jetoj e të ruaj fjalën tënde. Hapmi sytë, që të sodis mrekullitë e ligjit tënd. Kalimtar jam unë mbi tokë, mos m'i fshih urdhërimet e tua. Tretet shpirti im prej dëshirës që ka për vendimet e tua kurdoherë. Ti i qorton kryelartët, të mallkuarit, që u shmangen urdhërimeve të tua. Largoje prej meje turpin e poshtërimin, se dëshmitë e tua i kam ruajtur. Edhe kur prijësit mblidhen e flasin kundër meje, shërbëtori yt përsiat rregullat e tua. Dëshmitë e tua janë kënaqësia ime, ato janë këshilltarët e mi.