Psalmet 119:11-15
Psalmet 119:11-15 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ruita fjalët’ e tua ndë zemërët t’eme, qi të mos fëjej mbë tyi. I bekumë je, o Zot, mëso-më urdhënimet’ e tu. Me buzët e mia dëfteva gjithë gjyqet’ e gojësë s’ate. U gëzushë nd’ udhët të deshmimevet tu, si për çdo pasëje. Kam me shkumë ndër mend urdhënimet’ e tu, ende kam me ngjoftun’ udhët’ e tua.
Psalmet 119:11-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Thëniet e tua i mbaj fshehur në zemër, që të mos mëkatoj kundër teje. I bekuar je, o ZOT, mësomë rregullat e tua. Me buzët e mia i shpalla tërë vendimet e gojës sate. Gëzohem kur ndjek dëshmitë e tua, si të ishin gjithë pasuria ime. Do të përsiat porositë e tua, do të thellohem në shtigjet e tua.
Psalmet 119:11-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua. Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate. Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë. Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.