Psalmet 112:1-4
Psalmet 112:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Alleluia. Lum ai njeri qi druen Zotinë, i ka anda fort urdhënimet’ e ati. Fara e ati ka me qenun’ e fortë ndë dhet, brezi i të dreitëvet ka me u bekuem. Nder e pasëje kanë me qenunë ndë shtëpi t’ati, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë. Len dritë nd’errësinë për të dreitët, ashtë përdëllyes, e i dhimpshim, e i dreitë.
Psalmet 112:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum njeriu që e druan ZOTIN, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij. Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë, breznia e të drejtëve do të bekohet. Pasuri e begati do të ketë në shtëpinë e tij dhe drejtësia e tij do të mbetet përjetë. Për të drejtët lindi drita mes errësirës
Psalmet 112:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij. Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar. Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë. Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhembshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.