Psalmet 11:1-3
Psalmet 11:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Vuna shpresënë mbë Zotinë, qysh i thoni shpirtit t’em: Ik ndë mal’ tuei, porsi zok? Sepse, shif të pa-besëtë te ngrefnë harkunë, banë gati shigjetat’ e veta mbi kordhëzënë, për me shigjetuem ndë errësinë zemërë-dreitëtë. Ndë u rrënofshinë themeletë, i dreiti qish mundetë me bamë?
Psalmet 11:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Te ZOTI kam gjetur strehë, si mund të më thoni: «Ik maleve si zogu?». Ja, të paudhët e ngrehin harkun, mbi kordhë vënë shigjetën, që nëpër errësirë të gjuajnë mbi ata që janë zemërdrejtë. Po të shemben themelet, i drejti ç'mund të bëjë?
Psalmet 11:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"? Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra. Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?