Psalmet 106:1-5
Psalmet 106:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Alleluia. Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllim’ i ati ashtë për gjithë jetënë. Cilli mundetë me folunë për të fuqishimet punët e Zotit, me bamë të ndigjohenë gjithë lavdurimet’ e ati? Lum ata qi ruejënë gjyq, edhe punojënë dreitëni mbë ç’do kohë. Kujto-më, o Zot, ndë pëlqim të popullit t’yt, vështro-më me shpëtiminë tand, qi të shof të mirën’ e të sgjedhunavet tu, qi të gëzohem ndë gëzim të kombit t’yt, qi të mburrem bashkë me trashëgiminë tand.
Psalmet 106:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Aleluja! Përlëvdoni ZOTIN se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë. Kush mund t'i kumtojë bëmat e ZOTIT, t'u japë jehonë tërë lavdërimeve të tij? Lum ata që zbatojnë të drejtën, që veprojnë me drejtësi në çdo kohë. Kujtomë, o ZOT, sipas mirëdashjes që tregon ndaj popullit tënd, eja tek unë me shpëtimin tënd, që të shoh të mirat e të zgjedhurve të tu, që të gëzoj edhe unë bashkë me kombin tënd, e të krenohem me trashëgiminë tënde.
Psalmet 106:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij? Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë. Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd, me qëllim që të shoh mirëqenien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.