Psalmet 103:1-4
Psalmet 103:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Beko Zotinë, o shpirti em, edhe gjithë të përmbrendëshimet’ e mia, emënin’ e ati të shenjtënueminë. Beko Zotinë, o shpirti em, edhe mos harro gjithë të mirate, qi të ka dhanë, ate qi fal gjithë paudhënit’ e tua, ate qi shëndosh gjithë sëmundëjet’ e tua, ate qi shpërblen jetënë tande prei prishëjesë; ate qi të kunorëzon me ndëjesë e me përdëllime
Psalmet 103:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Bekoje ZOTIN, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë. Bekoje ZOTIN, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij. Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua. Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.
Psalmet 103:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua, shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri