Psalmet 101:1-3
Psalmet 101:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kam me kënduem përdëllim e gjyq; për ty, o Zot, kam me psallunë. Kam me qenun’ i urtë ndë udhë të pandyme, kurë do të vish tek unë? Kam me ecunë ndë të pakeqen’ e zemërësë s’eme, ndë miedis të shtëpisë s’eme. S’kam me vumë përpara syvet mi gja të keqe; marr mëni ata qi dalinë jashtë udhet, s’ka me m’u ngjitunë.
Psalmet 101:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mirësisë e drejtësisë do t'i këndoj, ty do të të thur himne, o ZOT. Do të ndjek me urti udhën e përsosur, kur do të vish tek unë? Do të jetoj me zemër të pastër, brenda në shtëpinë time. S'do të mbaj para syve asgjë të pavlerë, e urrej veprën e dinakut, një gjë e tillë nuk do të më prekë.
Psalmet 101:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot. Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime. Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.