Fjalët e urta 4:23-27
Fjalët e urta 4:23-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ruaj zemrën tënde mbi gjithçka, se jeta prej saj buron. Mos u bëj gojëçartur e as buzëprapë. Sytë e tu të shohin përballë, drejt përpara ta kesh shikimin. Kujdesu për udhën ku vë këmbën e do të jenë të sigurta shtigjet e tua. Mos u luhat as djathtas, as majtas, shmangu nga e keqja.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 4Fjalët e urta 4:23-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës. Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura. Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje. Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë. Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 4