Fjalët e urta 30:7-9
Fjalët e urta 30:7-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dy gjëra kërkoj prej teje, mos m'i moho para se të vdes: mashtrimin e fjalët e rreme largoji prej meje; mos më jep as skamje, as pasuri, le të ha aq bukë sa më duhet, që të mos ngopem e të të mohoj e të them: kush është ZOTI; që të mos varfërohem e të vjedh e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.
Fjalët e urta 30:7-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë të kërkova dy gjëra; mos m'i moho para se të vdes: largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme, me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.