Fjalët e urta 3:21-24
Fjalët e urta 3:21-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Biri im, mos i hiq sysh këto gjëra, ruaj mençurinë e maturinë, se do të jenë jetë për ty, stoli rreth qafës sate. Atëherë do të ecësh i sigurt udhës sate e këmba jote nuk do të pengohet. Kur të biesh në shtrat, s'do të trembesh, do të biesh e do të bësh gjumë të ëmbël.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 3Fjalët e urta 3:21-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit. Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde. Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 3