Fjalët e urta 24:30-34
Fjalët e urta 24:30-34 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kalova pranë arës së përtacit, pranë vreshtit të njeriut të pamend, dhe ja: kudo ishin rritur ferrat, e kishin mbuluar hithrat dhe ishin shembur muret. Shikova e mendova, pashë e mësova. Me pak gjumë e pak dremitje, pak pushim duarkryq, vjen skamja si endacake, nevoja porsi shqytar.
Fjalët e urta 24:30-34 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend; dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur. Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim: të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar; kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.