Fjalët e urta 24:3-6
Fjalët e urta 24:3-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shtëpia ndërtohet me urti, themelohet me mençuri. Falë dijes, dhomat mbushen me të mira të çmueshme e të këndshme. Njeriu i urtë është i fortë, njeriu i ditur është i fuqishëm. Kur përgatitesh për luftë, mendohesh mirë e fitorja vjen falë shumë këshillave.
Fjalët e urta 24:3-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme. Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij. Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.