Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 19:8-23

Fjalët e urta 19:8-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Kush fiton mençuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën. Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë. Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat. Mençuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet. Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme. Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti. Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria. Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur. Ai që ka mëshirë për të varfrin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë. Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty derisa të shkaktosh vdekjen e tij. Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë. Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua. Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar. Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar. Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.