Fjalët e urta 15:1-4
Fjalët e urta 15:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përgjigjja e butë e zmbraps zemërimin, por fjala e rëndë ngjall hidhërim. Gjuha e bukur e hijeshon dijen, ndërsa goja e të marrëve zbraz marrëzi. Sytë e ZOTIT arrijnë gjithkund, vëzhgojnë të keqin e të mirin. Një gjuhë e butë është pemë e jetës, por një gjuhë e prapë vret shpirtin.
Fjalët e urta 15:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin. Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira. Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët. Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.