Fjalët e urta 14:29-33
Fjalët e urta 14:29-33 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush nuk zemërohet shpejt, është plot mend, një shpirt i ngutur nxjerr në pah marrëzinë. Mendja e shëndoshë e gjallëron trupin, kurse smira bren eshtrat. Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij, por kush përkrah nevojtarin, e nderon. I paudhi rrëzohet prej paudhësisë së vet, për të drejtin edhe vdekja është strehë. Urtia prehet në zemrën e të mençurit, por shfaqet edhe mes të marrëve.
Fjalët e urta 14:29-33 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij. Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave. Kush shtyp të varfrin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë. I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij. Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.