Fjalët e urta 12:17-19
Fjalët e urta 12:17-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush thotë të vërtetën, shpall drejtësinë, por dëshmitari i rremë, mashtrimin. Kush flet pa menduar është si shpatë therëse, por gjuha e të urtëve është shërim. Goja e së vërtetës, qëndron përgjithmonë, por gjuha gënjeshtare vetëm për pak.
Fjalët e urta 12:17-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime. Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim. Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.