Fjalët e urta 1:24-28
Fjalët e urta 1:24-28 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ju thirra e ju më përzutë, ju shtriva dorën e askush s'më vuri re. I shpërfillët tërë këshillat e mia e nuk i deshët qortimet e mia. Edhe unë do të qeshem me kobet tuaja, do të tallem kur t'ju zërë frika, kur tmerri të përplaset mbi ju si stuhi e kobi si thëllim, kur të jeni në ngushticë e në ankth. Atëherë ata do të më thërrasin, por unë nuk do të përgjigjem, do të më kërkojnë me ngulm, por nuk do të më gjejnë.
Fjalët e urta 1:24-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje, përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time, edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani, kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.