Fjalët e urta 1:2-7
Fjalët e urta 1:2-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
për të njohur urtinë e rregullin, për të nxënë fjalët e mençura, për të pranuar qortimet e mprehta, drejtësinë, gjykimin e çiltërsinë, për t'u dhënë thjeshtakëve zgjuarsinë, të rinjve njohjen e shestimin. Le të dëgjojë i urti e t'i shtohet dija, ndërsa i kuptueshmi le të marrë udhëzime, për të kuptuar fjalët e urta dhe enigmat, thëniet e të diturve e gjëegjëzat e tyre. Droja e ZOTIT është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin.
Fjalët e urta 1:2-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mençura; për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri, për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut. I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta, për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta. Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.