Numrat 6:22-27
Numrat 6:22-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI foli me Moisiun e i tha: «Fol me Aronin e bijtë e tij e thuaju: kështu do t'i bekoni izraelitët: ZOTI të bekoftë e të ruajttë! ZOTI e ndriçoftë fytyrën e tij mbi ty e pastë mëshirë për ty! ZOTI e ktheftë fytyrën e tij te ti e të dhëntë paqe! Kështu, ata do ta thërrasin emrin tim mbi izraelitët dhe unë do t'i bekoj».
Ndaje
Lexo Numrat 6Numrat 6:22-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë: "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë! Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty! Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!". Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t'i bekoj".
Ndaje
Lexo Numrat 6