Numrat 5:6-7
Numrat 5:6-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Thuaju izraelitëve: kur një burrë apo një grua mëkaton kundër një tjetri dhe si pasojë shkel besën e ZOTIT e bie në faj, të rrëfejë mëkatet që ka bërë e të paguajë dëmshpërblim për to. T'i shtojë dëmshpërblimit një të pestën e shumës dhe t'ia japë atij që ka dëmtuar.
Ndaje
Lexo Numrat 5Numrat 5:6-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor; ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.
Ndaje
Lexo Numrat 5