Numrat 32:10-14
Numrat 32:10-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atë ditë ZOTI u zemërua e u betua: “Asnjë njeri njëzet vjeç e sipër që doli nga Egjipti nuk ka për ta parë tokën për të cilën iu betova Abrahamit, Isakut e Jakobit, sepse nuk u treguan besnikë. Vetëm Kalebi, biri i Jefuneh Kenizitit, dhe Jozuehu, biri i Nunit, i mbetën besnikë ZOTIT”. Kështu ZOTI u zemërua me Izraelin dhe i bëri të endeshin në shkretëtirë për dyzet vjet derisa mori fund e gjithë breznia që u soll keq para tij. Tani ju, pjellë mëkatarësh, po ndiqni shembullin e etërve tuaj, që ta ndizni edhe më shumë zemërimin e ZOTIT kundër Izraelit.
Numrat 32:10-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu zemërimi i Zotit u ndez atë ditë dhe ai u betua, duke thënë: "Me siguri asnjë nga njerëzit, që kanë ardhur nga vendi i Egjiptit në moshën njëzet e një vjeç e lart nuk do ta shohë kurrë vendin që jam betuar t'u jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, sepse ata nuk më kanë ndjekur plotësisht, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefuneut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin". Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit; dhe ai bëri të enden dyzet vjet në shkretëtirë, derisa mbaroi gjithë brezi që kishte bërë të këqija para Zotit. Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.