Numrat 14:26-31
Numrat 14:26-31 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI i tha Moisiut e Aronit: «Për sa kohë do të murmuritë kundër meje kjo bashkësi e mbrapshtë? Mjaft i dëgjova duke murmuritur kundër meje. Prandaj thuaju: “Pasha jetën, kumton ZOTI, unë do të bëj me ju siç dëgjova se thatë. Në këtë shkretëtirë do të bien kufomat tuaja, të gjithë të regjistruarit nga njëzet vjeç e lart që murmuritën kundër meje. Asnjë prej jush nuk do të hyjë në tokën ku u betova se do t'ju vendos, përveç Kalebit, birit të Jefunehut dhe Jozuehut, birit të Nunit. Fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të zihen rob, do t'i fus. Ata do ta shijojnë tokën që ju përbuzët
Numrat 14:26-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: "Deri kur do të duroj këtë asamble të keqe që murmurit kundër meje? Unë dëgjova murmuritjet që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje. U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, unë do t'ju bëj atë që kam dëgjuar prej jush. Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje, nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit. Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t'i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.