Nehemia 9:19-21
Nehemia 9:19-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Megjithatë në shpirtmadhësinë tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kolona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t'i udhëhequr ata në ecje, dhe kolona e zjarrit gjatë natës për t'ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën do të ecnin. Ke dhënë Frymën tënde të mirë për t'i mësuar; nuk ua ke refuzuar manën tënde gojëve të tyre dhe u ke dhënë ujë kur ishin të etur. Për dyzet vjet i ke ushqyer në shkretëtirë, dhe nuk u ka munguar asgjë; rrobat e tyre nuk u prishën dhe këmbët e tyre nuk u ënjtën.
Nehemia 9:19-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ti, në mëshirën tënde të madhe, nuk i braktise në shkretëtirë. Shtylla e resë, që i udhëhiqte, nuk u largua prej tyre gjatë ditës, as shtylla e zjarrit që gjatë natës u tregonte udhën nga duhej të shkonin. Ti u dhurove Shpirtin tënd të mirë, për t'i mësuar, e nuk ua hoqe nga goja manën, madje u dhe edhe ujë për të shuar etjen. Për dyzet vjet i ushqeve në shkretëtirë e nuk u mungoi asgjë, nuk iu vjetruan petkat e nuk iu ënjtën këmbët.