Nehemia 9:16-17
Nehemia 9:16-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por ata, etërit tanë, u treguan kryeneçë e kokëfortë e nuk i dëgjuan urdhërimet e tua. Nuk deshën të dëgjonin e nuk u kujtuan për mrekullitë që kishe bërë mes tyre, por u treguan kokëfortë, ngritën krye e caktuan një prijës që të ktheheshin në skllavëri. Por ti je Perëndi që fal, përdëllyes e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim e plot besnikëri, prandaj nuk i braktise.
Nehemia 9:16-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por ata dhe etërit tanë u sollën me mendjemadhësi, e fortësuan zverkun e tyre dhe nuk iu bindën urdhërimeve të tua. Kundërshtuan të bindeshin dhe nuk kujtuan mrekullitë që ti kishe bërë midis tyre; ngurtësuan përkundrazi zverkun e tyre dhe në rebelimin e tyre zgjodhën një kryetar për t'u kthyer në skllavërinë e tyre. Por ti je një Perëndi i gatshëm që të falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi. Ti nuk i ke braktisur