Nehemia 6:1-4
Nehemia 6:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur Sanbalati, Tobiahu dhe Geshem arabi dhe armiqtë tanë të tjerë mësuan që unë kisha rindërtuar muret dhe që nuk kishte mbetur asnjë e çarë në to (megjithëse atëherë nuk i kisha vënë akoma kanatet e portave), Sanbalati dhe Geshemi më çuan për të thënë: "Eja dhe takohemi bashkë me një nga fshatrat e luginës së Onos". Por ata mendonin të ma punonin. Kështu unë u dërgova atyre lajmëtarë për t'u thënë: "Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?". Plot katër herë ata më çuan njerëz për të thënë të njëjtën gjë, dhe unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë.
Nehemia 6:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Sanbalati, Tobia, Geshem Arabi dhe armiqtë e tjerë morën vesh se e kisha ndërtuar murin e nuk kishte të çara në të, edhe pse nuk ua kisha vënë ende kanatet portave, Sanbalati e Geshemi më dërguan njerëz për të më thënë: «Eja të takohemi në Kefirim, në rrafshin e Onosë», por ata synonin të më bënin keq. Atëherë unë u dërgova lajmëtarë, për t'u thënë: «Kam shumë punë e nuk mund të vij. Pse ta lë punën e të vij te ju?». Ata dërguan katër herë njerëz për të më thënë këtë gjë e unë iu përgjigja me të njëjtat fjalë.