Marku 8:22-26
Marku 8:22-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj arritën në Betsaidë, ku i sollën një të verbër e iu lutën ta prekte. Ai e mori të verbrin për dore, e nxori jashtë fshatit, pështyu në sytë e tij, i vuri duart dhe e pyeti: «A sheh gjë?». Ai ngriti sytë e tha: «Shoh njerëzit që duken si pemë që ecin». Jezui ia vuri përsëri duart mbi sy. I verbri filloi të shihte, u shërua e shikonte gjithçka qartë. Jezui e dërgoi në shtëpi e i tha: «Mos hyr fare në fshat».
Marku 8:22-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte. Atëherë e mori për dore të verbrin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë. Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ''Po shoh njerëz si pemë që ecin''. Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka. Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ''Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat''.