Marku 8:14-21
Marku 8:14-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dishepujt kishin harruar të merrnin bukë. Në varkë kishin vetëm një bukë. Jezui i porositi: «Kini kujdes e ruhuni nga tharmi i farisenjve e nga tharmi i Herodit». Por ata i thanë njëri-tjetrit: «Flet kështu, se nuk kemi bukë me vete». Jezui e dinte këtë gjë e u tha: «Çfarë po thoni? Se nuk keni bukë? Nuk kuptoni e nuk merrni vesh? A ju është ngurtësuar zemra? Keni sy e nuk shikoni? Keni veshë e nuk dëgjoni? Nuk ju kujtohet vallë kur theva pesë bukët për pesë mijë veta? Sa shporta plot me copa mblodhët?». Ata i thanë: «Dymbëdhjetë». «Po kur theva shtatë bukët për katër mijë veta? Sa shporta plot me copa mblodhët?». Ata i thanë: «Shtatë». Ai u tha: «Ende nuk kuptoni?».
Marku 8:14-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s'kishin asgjë përveç një buke. Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: ''Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!''. Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: ''Nuk kemi bukë''. Jezusi e vuri re dhe u tha: ''Përse diskutoni që s'keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë? Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend? Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?''. Ata thanë: ''Dymbëdhjetë''. ''Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?''. Dhe ata thanë: ''Shtatë''. Dhe ai u tha atyre: ''Po si, ende nuk po kuptoni?''.