Marku 6:41-43
Marku 6:41-43 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pasi mori pesë bukët e dy peshqit, Jezui ngriti sytë drejt qiellit, tha lutjen e bekimit, theu bukët e ua dha dishepujve të vet, që t'i shtronin. Edhe dy peshqit ua ndau të gjithëve. Të gjithë hëngrën e u ngopën dhe mblodhën copat që tepruan, aq sa u mbushën dymbëdhjetë shporta, bashkë me çka teproi nga peshqit.
Marku 6:41-43 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t'ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve. Të gjithë hëngrën sa u ngopën. Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.