Marku 6:19-21
Marku 6:19-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Herodiada e urrente për këtë dhe donte ta vriste, por nuk mundte, se Herodi e kishte frikë Gjonin, meqenëse e njihte si njeri të drejtë e të shenjtë; prandaj e mbronte. Atij nuk i vinte mirë nga ato që dëgjonte prej Gjonit, por e dëgjonte me ëndje. Një ditë erdhi rasti i duhur kur Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një darkë për të mëdhenjtë, për kryemijësit e për parinë e Galilesë.
Marku 6:19-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte. Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë. Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.