Marku 3:3-6
Marku 3:3-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: «Ngrihu e dil në mes!». Pastaj iu drejtua atyre: «A është e lejueshme të bësh mirë apo të bësh keq të shtunën, të shpëtosh një jetë apo të vrasësh?». Por ata heshtën. Jezui pa përreth i zemëruar dhe, me keqardhje për ngurtësimin e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe dora iu shërua plotësisht. Farisenjtë dolën përjashta e u këshilluan me herodianët që ta vrisnin.
Marku 3:3-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ''Çohu në mes të të gjithëve!''. Dhe u tha atyre: ''A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?''. Por ata heshtnin. Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra. Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.