Marku 11:7-11
Marku 11:7-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj e sollën kërriçin te Jezui, i hodhën përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi të. Shumë veta shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë shtruan degë të këputura nëpër fusha. Ata që ecnin përpara tij dhe ata pas tij, thërrisnin: « Hosana! Bekuar qoftë ai, që vjen në emër të Zotit! Bekuar qoftë mbretëria që vjen, mbretëria e Davidit, atit tonë! Hosana në lartësitë e qiejve!». Jezui hyri në Jerusalem e shkoi në tempull. Ai vështroi gjithçka rreth e rrotull dhe meqenëse tashmë ishte vonë, doli për të shkuar në Betani bashkë me të dymbëdhjetët.
Marku 11:7-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të. Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës. Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thoshin: ''Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit! E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!''. Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanisë.