Marku 10:6-9
Marku 10:6-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
por që nga fillimi i krijimit Perëndia bëri mashkullin e femrën. Prandaj burri do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e vet dhe të dy do të bëhen një trup i vetëm. Kështu, ata nuk do të jenë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj atë që ka bashkuar Perëndia, njeriu të mos e ndajë!».
Ndaje
Lexo Marku 10Marku 10:6-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër. Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!''.
Ndaje
Lexo Marku 10