Marku 1:9-13
Marku 1:9-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gjatë atyre ditëve Jezui erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua prej Gjonit në Jordan. Menjëherë, ndërsa po dilte nga uji, pa qiejt që po hapeshin dhe Shpirtin si një pëllumb duke zbritur mbi të. Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: «Ti je Biri im i dashur. Me ty jam i kënaqur». Menjëherë Shpirti e çoi Jezuin në shkretëtirë. Ai qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satani. Rrinte me egërsira dhe engjëjt i shërbenin.
Marku 1:9-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan. Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejt po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb. Dhe një zë erdhi nga qielli: ''Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur. Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë; dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satani. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.