Mikea 7:6-8
Mikea 7:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Se biri e shpërfill të atin, bija ngrihet kundër të ëmës, nusja kundër vjehrrës, armiqtë e njeriut janë njerëzit e shtëpisë. Por unë nga ZOTI do të vështroj, do të pres për Perëndinë, shpëtimtarin tim. Perëndia im do të më dëgjojë. Mos u ngazëllo për mua, o armikja ime, se ndonëse rashë, u ngrita, ndonëse rri në errësirë, ZOTI është drita ime.
Ndaje
Lexo Mikea 7Mikea 7:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse biri turpëron të atin, bija ngre krye kundër nënës, e reja kundër vjehrrës, armiqtë e secilit janë ata të shtëpisë së tij. Por unë do të shikoj te Zoti, do të shpresoj te Perëndia i shpëtimit tim; Perëndia im do të më dëgjojë. Mos u gëzo me mua, o armikja ime! Në rast se kam rënë, do të ngrihem përsëri; në rast se ulem në terr, Zoti do të jetë drita ime.
Ndaje
Lexo Mikea 7