Mateu 9:27-31
Mateu 9:27-31 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Jezui u largua që andej, i shkuan pas dy të verbër që thërrisnin: «Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!». Si arritën në shtëpi, të verbrit iu afruan dhe Jezui u tha: «A besoni se mund ta bëj këtë gjë?». Ata i thanë: «Po, o Zot!». Atëherë ai u preku sytë e u tha: «U bëftë sipas besimit tuaj!». Dhe atyre iu hapën sytë. Jezui i urdhëroi: «Kini kujdes se mos e merr vesh njeri». Por ata, sapo dolën, e përhapën lajmin në mbarë krahinën.
Mateu 9:27-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!''. Kur arriti në shtëpi, të verbrit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ''A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?''. Ata iu përgjigjën: ''Po, o Zot''. Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''. Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''. Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.