Mateu 9:20-22
Mateu 9:20-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dhe ja, një grua që vuante nga hemorragjia prej dymbëdhjetë vjetësh iu afrua nga pas dhe i preku cepin e gunës. Sepse thoshte me vete: «Sikur t'i prek vetëm gunën, do të shpëtoj». Jezui u kthye, e pa e i tha: «Merr zemër, bija ime, besimi yt të shpëtoi». Dhe që nga ai çast ajo grua u shërua.
Ndaje
Lexo Mateu 9Mateu 9:20-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobës së tij. Sepse thoshte me vete: ''Po të prek vetëm rrobën e tij, do të shërohem''. Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ''Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar''. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
Ndaje
Lexo Mateu 9