Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 9:18-31

Mateu 9:18-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ''Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë''. Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij. Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobës së tij. Sepse thoshte me vete: ''Po të prek vetëm rrobën e tij, do të shërohem''. Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ''Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar''. Dhe që në atë çast gruaja u shërua. Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte, u tha atyre: ''Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle''. Dhe ata e përqeshnin. Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit. Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend. Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!''. Kur arriti në shtëpi, të verbrit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ''A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?''. Ata iu përgjigjën: ''Po, o Zot''. Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''. Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''. Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.