Mateu 8:1-4
Mateu 8:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Jezui zbriti nga mali, turma të mëdha i shkuan pas. Dhe ja, një i lebrosur iu afrua, i ra në gjunjë e i tha: «O Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh». Jezui shtriu dorën, e preku e i tha: «Dua. Pastrohu!». Dhe ai u pastrua menjëherë nga lebra. Jezui i tha: «Mos i trego njeriu, por shko paraqitu te prifti e kushto dhuratën që ka urdhëruar Moisiu. Kjo do t'u shërbejë si dëshmi».
Mateu 8:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin. Dhe ja, një lebros erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ''O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh''. Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, unë dua, shërohu''. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij. Atëherë Jezusi i tha: ''Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta''.