Mateu 25:14-15
Mateu 25:14-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Mbretëria e qiejve ngjan me një njeri që, para se të nisej për në një vend të huaj, thirri shërbëtorët e vet e u besoi pasurinë. Njërit i dha pesëqind monedha ari, një tjetri dyqind e tjetrit njëqind, secilit sipas aftësisë që kishte. Pastaj u nis për rrugë.
Ndaje
Lexo Mateu 25Mateu 25:14-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta. Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.
Ndaje
Lexo Mateu 25