Mateu 22:36-40
Mateu 22:36-40 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit?». Jezui i tha: « Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari. Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten. Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët».
Mateu 22:36-40 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''. Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde". Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.