Mateu 21:12-13
Mateu 21:12-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui hyri në tempull dhe dëboi që andej të gjithë ata që shisnin e blinin. Përmbysi tezgat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e tregtarëve të pëllumbave. Dhe u tha: «Është shkruar: shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje, por ju e keni bërë shpellë kusarësh».
Mateu 21:12-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave. Dhe u tha atyre: ''Është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh''.